NJË “PËRDHOSJE” E NJË QYTETI TË TRADITËS NGA PARTITË POLITIKE. Shkodra mëngjesin e sotëm ështe zgjuar e ngjyrosur, jo nga ngjyrat, por nga flamujt e partive politike, te cilet e kane kthyer cdo cep te shkodres ne nje arene force, kush vendosur me shume flamuj duke harruar ndoshta me pa te drejte se shkodranet e kane flamurin e tyre, e kane flamurin e qe I perfaqeson ate te Bashkise se Shkodres.
Ndoshta kjo fushate do te shenohet me te zeza, jo per nga akuzat politike, por pikerisht nga flamujt qe po valeviten ne cdo ane te shkodres, duke prishur imazhin e nje qyteti simbol te tradites dhe cultures, simbol te qyteterimit, imazh qe sot pa frike mund te thuhet qe u shkerrmoq nga ato qe neser do te na drejtojne. Star Plus, ka vezhguar nga afer qe ne mengjes, qytetin, nje qytet qe ne nje pjese eshte blu, dhe ne nje pjese eshte I kuq, duke ndare ndoshta edhe me pa te drejte zonat e perkatesive partiake qe ne vertete nuk kane asnje lidhje, thjesht deshire e subjekteve politike per te mbushur sheshesh me flamujt, qe nuk sjellin asgje me shume sesa nje imazh aspak pozitiv per kedo viziton shkodren. Flamuj ne cdo kend por qe nuk sjellin asnje ndryshim, asnje perpjekje perparimtare apo europiane, per te cilen kandidatet zotohen, por thjesht na kthejne pas ne kohe, ne flamujt e melankolise, se ciles I shkroi aq bukur migjeni I te gjitha koheve.
MIGJENI: NËN FLAMUJT E MELANKOLISË
Në vendin tonë
kudo valojnë
flamujt e një melankolie
të trishtueshme…
… dhe askush s’mund të thotë
se këtu rron
një popull që ndërton
diçka të re.
Aty këtu në hijet
e flamujve
mund të shifet
një mund, një përpjekje
e madhe përmbi vdekje
për të pjellë diçka të madhe,
për të qitë në dritë një xhind!
Por, (o ironi)
nga ajo përpjekje lind
vetëm një mi.
Dhe kështu kjo komedi
na plas dellin e gazit,
nsa prej marazit
pëlcasim.
Në prakun e çdo banese
ku ka ndoj shenj jetese
valon nga një flamur
melankolie të trishtueshme