Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara në fillim të këtij muaji për Komunitetin Musliman të Shqipërisë ku Bujar Spahiu u rikonfirmua në një mandat të dytë me 82 vota si kreu i KMSH. Myftiu i Shkodrës i pyetur nëse e mbështet apo jo Spahiun në këtë rizgjedhje të tij tha se është pjesë integrale e KMSH. Institucioni është i shenjtë ndërsa drejtuesit janë kalimtarë është i vetmi mesazh që myftiu Sytari përcolli.
Myftiu i Shkodrës nuk preferoi që të përfshihet në debatin për Komunitetin Musliman të Shqipërisë duke mos komentuar lidhur me akuzat ndaj kreut të KMSH Spahiu si gylenist.
Në situatën e turbullt politike në Shqipëri myftiu Sytari i bën apel drejtuesve në vend që në zemrën e tyre në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të ndizet drita e pendimit.
Ky Ramazan është i mangët për të gjithë besimtarët musliman tha myftiu Sytari sepse në Gaza si shkak i luftës me Izraelin po vritet një popull i pafajshëm.
Këto komente myftiu i Shkodrës i bëri pas një iftari të shtruar me praninë e drejtuesve të klerit musliman nga Kosova, Ulqini, Tirana dhe një grupi besimtarësh intelektual në Shkodër.