Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të zbatojë procedurën për votimin dhe numërimin elektronik në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit për bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan.
Ishte pikërisht kjo pikë e rendit të ditës që mori dakordësi nga palët, ndërsa vendimi erdhi pas shtesës së fondit të qeverisë për KQZ. Bëhet fjalë për një fond me një shumë prej 800 milionë lekë.
Ndërkohë, në anëtar i KQZ theksoi se ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi në këto 3 bashki. Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-shit, votimi elektronik u mbajt në bashkinë e Vorës dhe në njësinë nr.10 në kryeqytet.