Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdori rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët për fushatë para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas Metës, Rama po dhunon hapur Kodin Zgjedhor dhe se s’kishte pse të priste muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët.

‘Ka filluar të hapë thesin e të pavërtetave. Si shkatërruesi më i madd i çdo interesi publik, ai doli thjeshtë dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët provojnë çdo ditë është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë drastike koston e jetesës. Të gjithë shqiptarëve e kanë provuar qeverisjen e tij me rritjen stratosferike të shifrave. Është shumë e qartë se varfëria është thelluar.

Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe inflacioni është rritur. Para zgjedhjeve pensionistëve u premtohet 5000 lekë, pra çmimi i një thesi miell. Rama është në një borxh shumë të rëndë me shqiptarëve. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët?! Të ardhurat i kishte në dispozicion që në fund të dhjetorit. Rama po dhunon hapur kodin zgjedhor me këto mashtrime elektorale. Thyerja e kodit zgjedhor tregon dëshpërimin e tij.’- tha Meta.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 55-VJEÇARI PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërRAMA PREMTOI RRITJE PAGASH, CELIBASHI: KODI ZGJEDHOR KA NDALIME VETËM PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME