Quhet Zhaklina Dhimojani por publiku e njeh si “Mimoza Llastica”.
Është roli që ju besua të luante në film që i dha famë dhe e bëri një prej personazheve më të dashura për shumë vite.
Zhaklina ka pranuar të garojë në zgjedhjet e 30 Qershorit si kandidate në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Himarës.
Ajo renditet e gjashta në këtë listë të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.