Vetëm 2 ditë nga nisja zyrtare fushatës elektorale, një tjetër kandidat për kryebashkiak i PD së Enkelejd Alibeajt është tërhequr nga gara. Bëhet fjalë për Mark Ruçin që kandidonte nën siglën zyrtare të Partisë Demokratike në bashkinë e Mirditës. Mark Ruçi i cili mban dhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Mirditë, e ka paraqitur dorëheqjen në Komisionin Qendror të zgjedhjeve me qëllim që emri i tij të mos figurojë as në fletën e votimit. Ai ka dorëzuar dorëheqjen dhe do të mbështesë kandidatin tjetër të opozitës Albert Melyshi, që në zgjedhje futet në siglën e koalicionit të Berishës dhe Metës. Ruçi ishte një nga 16 kandidatët që kjo forcë politike mundi të nxirrte për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa me këtë tërheqje lista tkurret në 15 kandidatë për kryebashkiakë.

Kujtojmë se i fundit nga kandidatët që u tërhoqën nga gara ishte Sabah Sheta, kandidat për bashkinë e Krujës me arsyetimin se nuk donte t’i shërbente më përçarjes së demokratëve. Më para tij u tërhoq Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës. Ai u tërhoq nga gara bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto në Librazhd, Ibrahim Bruka në Vorë dhe Genc Doçi në Kurbin.

Emrat e PD për 14 Majin
1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan – Florian Qamo
6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz – Bilbil Bajraktari
8. Dibër – Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Vau i Dejës- Klomentina Drini
12. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
13. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
14-Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
15-Bashkia Finiq- Leonidh Papa

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar
1. Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë – Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)
7. Mirditë-Mark Ruçi (i tërhequr)

Artikulli paraprakNGA SHITBLERJA E VOTËS TEK PËRDORIMI NË FUSHATË I ADMINISTRATËS, ALIBEAJ ZBARDH DETAJE NGA TAKIMI ME ESCOBAR
Artikulli tjetërKQZ DËRGON PËR VERIFIKIM NË PROKURORI 29 KANDIDATË PËR KRYEBASHKIAKË DHE KËSHILLTARË