Në përfundim të takimit, bashkryetari i Komisionit të Reformës Zgjdore, Damian Gjiknuri tha se mbledhja e sotme ishte për të dakodësuar axhendën e punës dhe afatet. Teksa e quajti 15 marsin si një afat ambicioz, Gjiknuri vuri theksin se nëse palët kanë vullnet mund të ia dalin që të dorëzojnë draftin final dhe për ta çuar më pas për opinion në Komisionin e Venecias.

“U diskutuan kuatot gjinore, parandalimin e krimeve zgjedhore, pra të gjitha çështje dhe disa shqetësime të ngritura nga opozita, por që ne ia kemi bërë të qartë opozitës që për çështje specifike le të vijnë me propozimet e tyre dhe ne do t’i shqyrtojmë. Këtu kemi një dakordësi.

Në 15 mars kjo punë të fillojë, është bërë një punë e mirë me draftet teknike. Sot ishte për të dakordësuar axhendën e punës dhe afatet. Opozita mori përsipër që për një pjesë të temave të sjell propozimet e saja. Është afat ambicioz që nëse ka vullnet mund t’ia dalim”, tha Gjiknuri.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT/ BASHA: DHIMBJE PËR SHFAROSJEN E 6 MLN HEBRENJVE! TË LUFTOJMË DISKRIMINIMIN
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 27.01.2020