Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetarja Rudina Hajdari tha se duhet një ndryshim sistemi, jo për individë të caktuar apo për partitë kryerore, por për të gjithë ata që duan të futen në zgjedhje.

“Dy kërkesa e ndryshimit të sistemi, do të shqyrtohet në janar. U prezantua drafti për infrastrukturën e administratës zgjedhore dhe mekanizma të reja që do të kërkojnë partitë politike për transparencën para gjatë dhe pas. Do gjendet mekanizmi që kush vjedh votën do të shkojë në burg. Kjo kërkesë ka ardhur nga BE.

Në një takim tjetër do të kemi edhe shoqërinë civile. Të kemi drafte të gjithë pranuara para se t’ia çojmë ODIHR. I referohem historisë parlamentare të 30 viteve të fundit, ne duam që të kemi një proces zgjedhore në mënyrë transparente, të mos bëhet për dy partitë kryesore por për çdo parti që hyn në garë. Ne duhet t’i krijojmë kushtet për të gjithë dhe jo për Rudinën”, tha Hajdari.

Artikulli paraprakZGJEDHORJA’/ GJIKNURI: NË JANAR SHQYRTOJMË NDRYSHIMIN E SISTEMIT, DRAFTI NUK VULOSET PA DHËNË ‘OK’ ODIHR
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH SOT GRUPIN DHE KRYESINË E PD, ÇFARË PRITET TË DISKUTOHET