Misioni i OSBE-së në vendin tonë i ka bërë sërish thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Përmes një postimi në rrjetit social “X” shkruhet se angazhimi i tyre për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

OSBE: Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.

Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!

Artikulli paraprakPARLAMENTI EVROPIAN VOTON REZOLUTËN PËR ARMËPUSHIM NË GAZA
Artikulli tjetërVLLAZNIA MBYLL BASHKËPUNIMIN ME XHELIL ASANIN