Pasi përfundoi takimi me opozitën parlamentare, kryeministri Edi Rama tha nuk mundi t’i bindte që të votonin në Parlament marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.

Në këtë pikë, i pari i qeverisë i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të bashkojnë forcat sëbashku e të mundohen të gjejnë një zgjidhje në të mirë të situatës.

“Rëndësi ka që kemi një marrëveshje, do vijojmë me dëgjim të vëmendshëm, do bëjmë punë bindëse…rëndësi ka që kemi një marrëveshje, mos u bëni të pashpirtë dhe ju që ti themi (Bashës) se janë edhe disa të tjerë që duan dicka tjetër.

Ku ka vullnet ne do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me dinjitet. Do mundohemi të flasim më shumë me njëri-tjetrin. Të futej edhe Basha në këtë proces, të bënte komunikim me ta, që i ka futur këtu në Parlament. Nuk është mëkat të bashkojmë forcat për të dhënë zgjidhje, një rruge jo të lehtë dhe që s’mund të komentohet nga klubet e natës nëpër ekrane që japin mend dhe zgjidhje, gjysmë shtrirë nëpër kolltuqe”.

Artikulli paraprakRUDINA HAJDARI PAS TAKIMIT ME RAMËN: ZOTOHEM SE DO T’I SHKOJ DERI NË FUND BETEJËS! KA ARDHUR KOHA PËR NDRYSHIM
Artikulli tjetërRAMA: NUK GJETËM DAKORDËSI ME OPOZITËN PARLAMENTARE, NË TRYEZË DËGJOVA AKUZA PËR TENTATIVA BLERJEJE!