Star Plus Televizion përmes një transmetimi maratonë ka përcjellë tek të gjithë shikuesit zgjedhjet vendore të 6 marsit për bashkinë Shkodër. Transmetimi live nisi që në hapje të procesit të votimit.

Përveç qytetit të Shkodrës Star Plus Televizion arriti që të mbulojë njësitë administrative me gazetarët dhe operatorët e redaksisë duke sjellë ecurinë e këtyre zgjedhjeve.

Pas procesit të votimit, Star Plus ka vijuar pa ndërprerje transmetimin me procesin e mbërritjes së kutive pranë katër KZAZ-ve dhe numërimin e votave por edhe bisedat me të ftuar në studio.

Star Plus TV edhe në këto zgjedhje të 6 marsit me grupet e xhirimit të shpërndara kudo në terren, bisedat në studio me të ftuar dhe edicionet informative u kthye në dritaren kryesore të informimit në Shkodër por edhe më gjërë përmes platformave që shihen nga shqiptarë në shumë vende të ndryshme të botës si dhe duke shfrytëzuar faqen ëeb dhe rrjetet sociale. Stafi i Star Plus falenderon të gjithë ata që zgjodhën këtë ekran për t’u informuar lidhur me procesin e zgjedhjeve të 6 marsit.

 

Artikulli paraprak“NJË JETË NË RADIO SHKODRA” E GAZETARES MERITA SOKOLI
Artikulli tjetërBIDEN I JEP SOT GODITJEN E MADHE PUTINIT! PRITET TË NDALOJË NAFTËN, GAZIN DHE QYMYRIN RUS NË SHBA