Zgjerohet aministia, të tjerë të burgosur do të lihen lirohen

Përveç lirisë që iu dha 752 të dënuarve në të gjithë vendin, nga amnistia kanë përfituar edhe burgjet që zgjidhën situatën e mbipopullimit në qeli, një shqetësim ky i bërë prezent çdo vit. Nga 6184 të dënuar dhe të paraburgosur që ishin të shtunën në qeli, aktualisht mbahen në sistemin penitenciar 5432 persona, aq sa është edhe kapaciteti i burgjeve. Por, ndërkohë, nga aplikimi i amnistisë po përgatiten të boshatisen edhe zyrat e shërbimit të provës, që kanë nën mbikqyrje gati 6 mijë shtetas të dënuar nga gjykatat me dënime alternative. Sipas një burimi të Top Channel, 3 mijë prej tyre llogaritet të përfitojnë nga amnistia, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna nga prokuroria se sa është numri i dosjeve që do të pushohen në zbatim të të njëjtit ligj. Specialistët e shërbimit të provës, përveçse kanë kalkuluar shifrën e përfituesve të amnistisë, po përgatisin informacionin që do t’i përcjellin prokurorisë edhe për gati 2 mijë të dënuar të tjerë nën shërbim prove, për të cilët i takon organit të akuzës të vendosë nëse ata përfitojnë apo jo nga amnistia. Në fakt, edhe gjatë amnistisë së kaluar, juristët e shërbimit të provës ishin në dilemë për zbatimin e disa neneve të ligjit të amnistisë, pasi prokurori të rretheve të ndryshme ndoqën praktika të ndryshme. Nën të njëjtën paqartësi ndodhet shërbimi i provës për të dënuarit që, sipas nenit, burrave u ka mbetur një vit dënim alternativ dhe grave dy vjet. Që amnistia të zbatohet në këtë rast duhet të pritet qëndrimi i akuzës, ashtu sikurse edhe për nenin 3, pika 5, për të cilin pritet udhëzim nga Prokurori i Përgjithshëm. Për shkak se ndryshe nga sa parashikon amnistia për ndalimet sipas paragrafëve, ka vendime gjyqësore që nuk janë të specifikuara, por janë me bazë ligjore të përgjithshme

Artikulli paraprakARRESTOHET BANDA E 5 SHQIPTARËVE, GRABISTE HOTELE, VILA E DERI TRENA MALORË
Artikulli tjetërMAKINA KTHEHET PËRMBYS, PLAGOSET RËNDË GRUAJA SHQIPTARE