Vijon të zgjerohet sipërfaqja e tokave bujëqsore të përmbytura në njësinë administrative të Dajçit. Aktualisht janë mbi 600 hektarë tokë nën ujë, rreth 150 ha më shumë se një ditë më parë. Administratori Ervin Palaj tregon se janë rreth 20 banesa të rrezikuara nga uji ndërsa vetëm bashkia Shkodër është në terren për monitorimin e situatës.
Ndërkohë, një nga banorët, I cili ishte kthyer një ditë më parë nga Italia tregon se e gjeti shtëpinë të rrethuar nga uji ndërkohë që të gjitha kulturat e mbjellura janë dëmtuar.
Rruga Darragjat – Shirq në këtë njësi është e pakalueshme, në vendin e quajtur Urrelat pasi niveli I ujit arrin deri në 1.5 m. Ndërkohë në këtë zonë duhej të kishte forca të ushtrisë për të bërë të mundur transportin e banorëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.