Mbledhja e prokurorëve sot, ka votuar për tre emra, që do ti përfaqësojë ata në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Mësohet se për këtë organ të lartë të Prokurorisë janë zgjedhur 3 prokurorët: nga shkalla e parë Besnik Cani prokuror i Prokurorisë së Elbasanit; Gent Osmani prokurori i Krimeve të Rënda dhe; Antoneta Sevadri prokurore e Prokurorisë së Tiranës.

Në KLP kalojnë automatikisht prokurorët e apelit Bujar Sheshi, prokuror i Apelit Shkodër dhe Arben Dollapi, prokuror i Apelit për Krimet e Rënda.

Sheshi dhe Dollapaj ishin dy kandidaturat e vetme nga Gjykata e Apelit

U zgjodhën 5 nga 6 anetaret e KLP , mbetet zgjedhja e prokurorit në prokurorine e përgjithshme

Artikulli paraprakBANORËT E UNAZËS SË RE BLLOKOJNË RRUGËN: LARG SHTËPIVE TONA, KY ËSHTË GJENOCID
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN