E DEKLARON PREFEKTI, RADOVANI PËR PËRMBYTJET: FONDET SHKUAN DËM.Ndihma ekonomike e bllokuar prej 11 muajsh në Komunën Shalë shumë shpejt mund të zhbllokohet. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani deklaroi se këshilli i ministrave e ka miratuar në parim.
Prefekti foli edhe për paratë e shkuara dëm në investimet që janë bërë për përmbytjet. Shtabi emergjencave është mbledhur disa herë por sërish mospastrimi i kanalave të para në Komuna mbetet problem, shqetësime që shfaqen sa herë ka reshje shiu.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/4N4c-HLE9Iw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]