Problemi i varrezave të qytetit të Lezhës do të marrë zgjidhje brenda vitit 2025. Më shumice votash Këshilli Bashkiak miratoi kalimin e tokës shtetërore ku do të ndërtohet varrezat e reja, në pronësi të bashkisë, duke i dhënë në këtë mënyre zgjidhje një problemi disavjeçar. Në fjalen e tij para këshilltareve kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se është gati projekti për varrezat e reja dhe do të financohet me buxhetin e vitit të ardhshem.

Bashkia do të marrë në administrim dhe varrezat e fshatrave, ku sipas Ndreut po bëhet tregti me varret.

Varrezat e reja të qytetit të Lezhës do të ndërtohen 1 km larg atyre ekzistuese në Gryk Zezë, ku synohet ti jepet zgjidhje këtij problemi për një kohë të gjatë. Gjetja e një vendi ku të prehen të vdekurit është kthyer në shqetësim prej shumë vitesh në Lezhë, pasi në varrezat ekzistuese prej vitesh nuk ka hapësira për varre, ndërsa në varrezat e reja të ndërtuara pesë vite më parë në Gocaj toka është e papërshtashme, pasi ka prezence uji.

Artikulli paraprakBUSHAT, FESTË PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA BASKET 4 PËRFORCIME, BEKTESHI I KËNAQUR