Departamenti i turizmit në fakultetin ekonomik në Shkodër, ka zhvilluar një ëorkshop me temën “ Zgjidhje inovative për turizëm të qëndrueshëm”. Mirjam Dibra drejtuese e departamentit të Turizmit, tregoi se studentët kanë përgatitur 10 ide me anë të cilave synojnë të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë.

Manjola Lloja, këshilltare e Bashkisë Shkodër e konsideroi këtë workshop si një mundësi të mirë që idetë e të rinjve të kthehen në plane konkrete për promovimin e qytetit të Shkodrës.

Studentët të cilët ishin pjesëmarrës në këtë workshop, kishin mundësi të shkëmbenin idetë dhe përvojat e tyre, ndërsa u diskutuan edhe mënyrat e përdorimit të teknologjisë për të përmirësuar përvojën e udhëtarëve që zgjedhin të eksplorojnë turizmin në vendin tonë.

Artikulli paraprakZEF ÇOBA RRËFEN JETËN DHE KARRIERËN ARTISTIKE
Artikulli tjetërBECI INSPEKTON PUNIMET PRANË URËS DERVISHBEG