“STAR SPORT” PËRCJELLË ZHVILLIMET E FUNDIT SPORTIVE.Emisioni sportiv, “Star Sport” është fokusuar tek situata aktuale e Vllaznisë duke u ndalur në propozime konkrete dhe nismat që janë duke u ndërmarrë për zgjidhjen e situatës.
Pikërisht për këtë i ftuar në studio ka qenë avokati Apollon Haxhi që është fokusuar ligjërisht tek zgjidhja e problemit. Ndërkohë që në lidhje telefonike, Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani ka dhënë propozimet e tij. Përveç Vllaznisë, “Star Sport” është ndalur dhe në diskutime për Kombëtaren Shqiptare ku komuna e Berdicës ka vendosur ti japë tituj nderi lojtarëve shkodranë të kombëtarës. Po ashtu “Star Sport” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe ngjarjeve që ndodhen në ndeshjen e Basketbollit Vllaznia – Mornar, duke dhënë sqarimin e tij dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit Korab Llazani.