Vllaznia ka njoftuar mbrëmjen e se martes se ka arritur akordin për të vijuar bashkëpunimin me mesfushorin Gilman Lika dhe qendërmbrojtësin Renato Malota.
Dy veteranët kanë qenë pjesë e shkodranëve në dy sezonet e fundit dhe klubi e ka parë të nevojshme që t’u ofrojë kontrata të reja atyre.

Në njoftimin për kontratat e Likës dhe Malotës, klubi shkodran ka lajmëruar gjithashtu se stërvitja do të fillojë së shpejti, ndërsa vijon puna për përforcimin e skuadrës.
Vllaznia u ngjit vetëm këtë verë në Superiore, prej nga u rrëzua një sezon më parë, ndërsa aktualisht skuadra ka në përbërje shumë pak lojtarë dhe ende nuk ka emëruar trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Lika ka një karrierë të pasur, pasi është aktivizuar me skuadra të njohura të elitës, sonë, si: Vllaznia, Flamurtari, Tirana e Skënderbeu, por edhe jashtë vendit, në Turqi e Arabi. Vetë klubi shkodran ka bërë edhe një postim në lidhje me rinovimet e dy titullarëve si më poshtë: “KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratat edhe me dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit, kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota.

Këto dy sportistë konsiderohen si elementë të rëndësishëm edhe për sezonin e ri ndërkohë që pas këtyre dy zyrtarizimeve, në ditët në vijim do të vijnë edhe firma të tjera në kontratë me lojtarë të tjerë.

Artikulli paraprak“MBËSHTES SHQIPËRINË”, MESAZHI I PARË I PRESIDENTES SË KE
Artikulli tjetërGOLEM ,BURRI QË MBAN FSHATIN ME UJË TË PIJSHËM