Kolegji Zgjedhor vijon punën për certifikimin e këshillave bashkiakë të mandatuara nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ditën e sotme ai ka certifikuar 13 bashki. Këshillat që u aprovuan sot janë Fushë-Arrëzi, Mirdita, Vau i Dejës, Mati, Delvina, Roskoveci, Kavaja, Peqini, Dropulli, Pogradeci, Pusteci, Puka dhe Finiqi.

Ndërkohë ditën e djeshme u aprovuan këshillat bashkiakë të Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër. Përballë faktit se KQZ nuk mund të vendoste për këshillat, PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin.

Artikulli paraprakINDEKSI I SUNDIMIT TË LIGJIT PËR 2019, SHQIPËRIA RENDITET NË VENDIN E 71
Artikulli tjetërMETA TAKON MARSHALLIN E NATO-S: DO PUNOJ PA LODHUR PËR NJË SHQIPËRI QË KA NË ZEMËR DEMOKRACINË