Një reformë zgjedhore e vonuar, sipas kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, do ta vendoste në vështirësi institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.

Pavarësisht se ende nuk ka një produkt legjislativ, KQZ ka nisur përgatitjet e zgjedhjeve të 30 Qershorit, bazuar në Kodin Zgjedhor, i cili për të gjitha palët ka nevojë për përmirësime.

Aktualisht KQZ funksionon me 5 anëtarë, kuorum i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për vendimmarrje. Por kryekomisioneri konsideron se mungesa e dy anëtarëve përfaqësues të opozitës cenon besueshmërinë e procesit.

Kryetar i KQZ konsideron të rëndësishëm depolitizimin e administratës zgjedhore.

Kryekomisioneri këmbëngul në qëndrimin se nuk do të tolerohet asnjë regjistrim subjekti politik në zgjedhjet lokale përtej afateve ligjore, për te mos përsëritur të njëjtin gabim si në zgjedhjet e 2017-ës.

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të zgjasë me 30 ditë mandatin e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita kanë afat deri më datë 23 Shkurt të vendosin me votë.

Në rast të kundërt në zgjedhje, nuk do të ketë as pilotim të teknologjisë, as depolitizim të administratës zgjedhore. E me shumë gjasa do të risillen të njëjtat tejzgjatje të procesit dhe përplasje politike.

Artikulli paraprakFLUKS KËRKESASH, MB: PËR KARTA ID MUND TË APLIKONI DHE TË SHTUNËN
Artikulli tjetërRAMA EKSPOZITË NË BERLIN, NXJERR FAMILJEN E PLOTË