Kujdesi shëndetësor në shtëpi është kthyer në një nga lehtësitë që kanë banorët në njësinë administrative Postribë. Stafi mjekësor I qendrës shëndetësore Mes vijon prej disa kohësh zbatimin e projektit “Shëndet për të gjithë”. Mjeku Sokol Zhabjaku tregon se vizitat janë të përjavshme tek të gjithë banorët e zonës.
Mjeku Zhabjaku tha se përmes vizitave periodike, stafi mjekësor ka evidentuar në kohë sëmundje të ndryshme tek moshat e treta duke ofruar kështu në kohë edhe kurimin e duhur.
Kjo nisëm I ka ardhur në ndihmë më së shumti të moshuarve të vetmuar tregon mjeku.
Qendra shëndetësore Mes e ka ofruar shërbimin e kujdesit shëndetësor në banesë edhe kur projekti “Shëndet për të gjithë” nuk kishte nisur të zbatohej ende, pasi në këtë zonë ka shumë të moshuar të cilët përveçse janë të sëmurë kronikë, jetojnë vetëm duke qenë se familjarët e tyre kanë zgjedhur të jetojnë në emigrim.