Pas situates së krijuar nga reshjet e bores, të cilat në Pukë arriten në 60 cm, bashkia e Pukës ka ndërhyre për zhbllokimin e fshatrave të izoluar nga bora.

Një mjet borpastrues I ministrisë së brendshme dhe tre eskavator të bashkisë kanë bërë të mundur zhbllokimin e njësive administrative Qelez e Qerret, ndërkohe po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qëndren e njësisë administrative Gjegjan.

Kreu I bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj thotë se po bëhet cfare është e mundur për të lehtësuar jeten e qytetarve në zonat e thella, por kerkon mirkuptimin e tyre.

Në Pukë reshjet e bores krijuan vështirësi të shumta kryesisht me izolimin e fshatrave ndërkohe që deri tani nuk jane shënuar probleme të emergjencave shëndetësore, apo probleme në furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Artikulli paraprakI FTOHTI, RREZIKOHEN TË SEMURËT KARDIAK
Artikulli tjetërLEZHË, REFORMA E UJIT KRIJON KAOS