U mbyll para pak minutash protesta e opozitës duke mbajtur të bllokuara të gjitha akset kryesore kombëtare për 60 minuta.

I pranishëm në sheshin “Shqiponja” kreu i demokratëve Lulzim Basha theksoi se protestat do të vazhdojnë deri në sigurimin e qeverisë teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Falenderoj gjithë shqiptarët që janë bashkuar në paqe e më kulturë të thellë në këtë akt patriotik që dëshmon vendosmërinë tonë për të mos i dorëzuar lirinë tonë tiranisë së korrupsionit dhe krimit në pushtet, por për tu bashkuar mijëra e miliona nga jugu në veri, nga lindja në perëndim për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri teknike e cila do të largojë kriminelët sipas dekriminalizimit. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qendresë paqësore, pa asnjë provokim e pa iu përgjigjur asnjë provokimi, ta mbyllim me hymnin tonë kombëtar”., – u shpreh ai. Policia nuk ka ndërhyrë gjatë protestës së demokratëve pavarësisht se e cilësoi atë të paligjshme dhe thyerje të sigurisë kombëtare.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME 4 TË PLAGOSUR, 3 PREJ TYRE DASMORË
Artikulli tjetërSHERR MES GJIMNAZISTËVE TË “PETRO NINIT”, PLAGOSET RËNDË NJË NXËNËS