Kryeqyteti mban frymën. Partizani dhe Tirana po sfidojnë njëra tjetrën në orën 19.00, në derbin që vlen për javën e gjashtë të kampionatit.Atmosfera në Air Albania është elektrizuese, me tifozëritë e të dy ekipeve që do të brohorasin për 90 minuta.
Tirana e fillon menjëherë “zjarr”. Mundësi e mirë për Kallakun, por nuk ia del dot të shënojë. Partizani pretendon penallti, për prekje me dorë në zonë. Arbitri bën shenjë që ndeshja të vijojë. Në të 21- Patrick rrëzohet në zonë, Tirana kërkon penallti. Arbitri Juxhin Xhaja komunikon me VAR dhe jep penallti.
Redon Xhixha gabon nga pika e bardhë. Rexhepi e pret.Karton i kuq për bardheblutë. VAR e konsideron si tejet të parregullt (Ndaj lojtarit të fundit) ndërhyerjen e Bruno Lulaj ndaj Skukës jashtë zonës. Në mbyllje të pjesës së parë Redon Xhixha i Tiranës realizon në këtë derbi. Sulmuesi nuk fal, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.