Pas një muaji në izolim rruga e Obotit është zhbllokuar dhe dalëngadalë ka nisur tërheqja e ujit.Sapo futesh në brendësi të fshatit shikon se banorët i janë kthyer punës për të nisur një jetë të re.

Ndërkohë që uji tërhiqet ka lënë nga pas pasoja të pallogaritshme për qindra banorë.Pemët dekorative dhe prodhimet bujqësore janë dëmtuar të gjitha.Uji i cili ka qëndruar më shumë se një muaj ka shkatërruar rrugën e fshatit Obot.

Me makinë mund të bësh vetëm gjysmen e rrugës, ndërsa pjesën tjetër je i detyruar te ecesh në këmbë.

Për banorët kjo situatë është e patolerueshme , ndërsa sipas tyre dëmet janë të pallogaritshme. Ndërkohë këta të fundit janë në pritje të komisionit të vlerësimit të dëmeve

Tashmë, të gjitha rrugët në zonat më problematikë janë të kalueshme për automjetet. Harta e përmbytjes sa vjen e zvogëlohet, pasi tërheqja e ujit vazhdon me ritme të shpejta, kjo dhe falë faktit që asnjë nga hidrocentralet nuk po bën shkarkime prej dy ditësh.

Banorët thonë se kjo zonë ka nevojë për mbështetje dhe ndërhyrje në mënyrë që të shmangen përmbytjet.

Aktualisht, ushtria është duke bërë transportin e ndihmave kryesisht në koncentrat për bagëtitë e ushqime që janë siguruar nga rezervat e shtetit e donatorë.

 

Artikulli paraprakSKANDALI ME PRONAT NË LEZHË, ARRESTOHET 59-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërDITËT E HAPURA KUNDËR DISKRIMINIMIT