“Zhduken” byzylykët elektronik nga Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, ngre dyshime për një skandal të mundshëm për sa i përket blerjes së pajisjeve për “mbikqyrjes elektronike” të personave të cilët kan shkelur ligjin. Edhe pse në muajin shkurt të vitit 2017, Minsitria e Drejtësisë ka blerë me kontratë 300 byzylykë elektronik, pas një verifikimi të ditëve të fundit është konstatuar se ato nuk ndodhen në këtë diskater dhe mbahen në kundërshtim me ligjin dhe kontratën e firmosur nga kompania private e cila është një bashkim operatorësh ekonomik. Ministri Gazmend Bardhi në shkresën që i kërkon kompanisë private dorëzimin e pajisjeve, hedh gjithashtu dyshime për efiktivitet të tenderit dhe mos përputhje të pajisjeve me specifikimet në kontratë. “Ngjarjet e ndodhura kohët e fundit dhe për të cilat jeni njoftuar me shkresë të veçantë, na krijojnë dyshimin e arsyeshëm se byzylykët dhe sistemi, nuk janë sipas specifikimeve teknike në kontratë. Nëse mallrat ekzistojnë vërtetë, në cilësinë dhe sasinë e kontraktuar, atëherë cila është arsyeja që ju nuk po zbatoni ende kërkesën tonë për të na e rikthyer mallin që posedoni në kundërshtim me ligjin?”-shkruan Bardhi. Ministri Gazmend Bardhi, në mënyrë të prerë i ka kërkuar kompanisë private që të dorëzojë pajisjet deri më 3 gusht në orën 13:00. Por edhe pse kanë kaluar 3 ditë kompania ende nuk i ka dorëzuar pajisjet ndërsa burimet i thanë Ora News se Ministria e Drejtësisë është vënë në djeni se po përgatitet dokumentacioni për dorëzimin e tyre. Po të njëjtat burime theksuan se në rast se pajisjet nuk dorëzohen, ashtu siç bëhet me dije dhe në shkresë, Ministria e Drejtësisë do ta referojë çështjen në prokurori. Ne letrën që Bardhi i dorëzon kompanisë private bie në sy fakti që janë dorëzuar vetëm 76 byzylykë elektronik ndërkohë që 222 të tillë. Sipas të dhënave, momentalisht janë 80 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale që mbahen nën mbikëqyrje elektronike.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, KËRKOHEN EDHE 2-3 PËRFORCIME
Artikulli tjetërKURSE SHPËTIMI NË BREGDET, RREGULLAT MBI SIGURINË NË PLAZH