Zhduket 12-vjeçar,i familja denoncon në polici pas 2-javësh
Një 12-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Katund Sukth të Durrësit, ndërsa familja ka bërë denoncim në polici pas 2 javësh. A.K është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e tij 27-vjeçare gjatë kësaj të premte. Policia është vënë në lëvizje dhe vijon kërkimet për gjetjen e të miturit.