Një 31-vjeçar është zhdukur në plazhin e Currilave në Durrës. I zhdukuri është Doland Molla, banues në Skrapar, dhe kanë qenë shokët ata që kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij.
Dyshohet se 31-vjeçari të jetë mbytur në det, pasi kishte hyrë të lahej me disa shokë. Sipas rojeve bregdetare këta të fundit pasi nuk kanë mundur të gjejnë trupin e tij kanë kërkuar më pas ndihmën e policisë lokale.
Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por ende nuk kanë mundur ta gjejnë atë.