Një alarm për zhdukjen e një 31-vjeçareje shqiptare është ngritur në Greqi. Aurora Mici, shqiptare, nuk është parë më që prej 17 dhjetorit. Gjurmët e fundit të 31-vjeçares u panë në zonën e Kristallopigit, në Follorinë.

Menjëherë për zhdukjen e saj është ndezur “Alarmi i argjendtë”, ndërkohë që ditën që u zhduk ajo mbante veshur një xhaketë të zezë, xhinse, atletete të bardha dhe një çantë të zezë.

Ajo ka një shenjë djegie në dorën e saj të djathtë. Aurora është 1.60m e gjatë, me flokë gështenjë. Policia greke bën apel që të gjithë që kanë informacion për zhdukjen e saj të kontaktojnë numrin e emergjencës 1065.

Shqiptarja jetonte në Greqi, ndërkohë që nuk dihen ende të dhëna se me kë jetonte dhe kush ishte familja e saj.

Artikulli paraprakNJË I VDEKUR DHE 9 TË PLAGOSUR NË GJERMANI, DYSHOHET SULM KAMIKAZ
Artikulli tjetërE GJITHE POLICIA E GJIROKASTRËS ZBARKON NË LAZARAT