Një avion ushtarak indian me 29 persona në bord ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit, në Gjirin e Bengalit.
Lajmi u bë i ditur nga Zyrtarë të Forcave Ajrore indiane. Avioni Antonov 32 ishte nisur nga Chennai, në jug të Indisë, në orën 8:32 minuta dhe ishte parashikuar të mbërrinte në qytetin bregdetar të Port Blair, në 11:30. Në bordin e avionit ndodheshin personeli ushtarak dhe 6 anëtarë të stafit. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes indiane tha se avioni, një prodhim rus, mund të udhëtojë për orë të tëra pa patur nevojë për t’u furnizuar me karburant. Për gjetjen e tij janë angazhuar forca të shumta ajrore, detare e kufitare.