Zhduket kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Maqedoni
Prej më shumë se 8 orësh nuk ka asnjë gjurmë të kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, thonë anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni. Çiçakovski në mesditë shkoi në shtëpi për të pushuar dhe tha se do të kthehej rreth orës 19:00 për të dalë në në konferencë për shtyp për verifikimin e mandateve (51 VMRO-DPMNE dhe LSDM 49, BDI -10, BESA 5, Aleanca -3, PDSH – 2), por që atëherë nuk është shfaqur publikisht. “Jemi përpjekur ta marrim përmes telefonit, pothuajse të gjithë anëtarët e kemi kërkuar në të dy numrat e tij të telefonit, por ai nuk paraqitet. Ne u përpoqëm ta marrim përmes gruas së tij por ajo na tha se ai nuk ka shkuar në shtëpi”, tha për Vecer, një anëtar i KSHZ-së, transmeton TetovaSot. Ai shton se që nga ky mëngjes, Çiçakovski sillej çuditshëm, sikur të ishte nën ndonjë kërcënim. “Ishte e habitshme se në mes të ditës ai shkoi të pushojë, dhe në mëngjes kishte pamje shumë të çuditshme në fytyrën e tij – sikur të frikësoj nga diçka. Ne jemi të frikësuar se dikush e ka kidnapuar që mos të publikojë mandatet, nëse nuk na kontakton do ta paraqesim në polici”, tha ky burim nga KSHZ-ja.