Krahas pronës së qytetareve, zjarri masiv i kësaj vere në Shëngjin ka shkaktuar dëme të shumta edhe në ekonominë pyjore të zonës.Sipas të dhënave zyrtare mbi 50 hektarë me pisha dhe bimësi në kuroren e kësaj zone turistike është shkrumbuar nga flaket e zjarrit.

Specialisti i Pyjeve Zef Imeraj thotë se ngrohja globale i ka ekspozuar pyjet e Lezhës tek rreziku i zjarreve dhe fenomeneve të tilla, ndaj është e nevojshme që strukturat përgjegjëse të jenë funksionale për përballimin e situatave që mund të krijohen.

Bashkia Lezhë duhet të hartojë një program për ringritjen e pyjeve në këtë zonë dhe pika të tjera ku ka patur dëme nga zjarret thotë Imeraj.

Përgjatë dekades së fundit masivi pyjor i Shëngjinit është përfshire disa herë nga flaket e zjarrit, ku situata më kritike u krijua gjatë kësaj vere ku u vu në rrezik e gjitha zona turistike.

Artikulli paraprakRAMA I RIKTHEHET TURIT ME DIASPORËN, NË 26 TETOR KRYEMINISTRI UDHËTON DREJT SHBA-SË, TAKON SHQIPTARËT E NEW YORK-UT
Artikulli tjetër25 MJETE RETRO NGA EUROPA NË SHKODËR