Një 19 vjeçare nga Durrësi është zhdukur papritur nga shtëpia, duke shkaktuar ankth te familjarët e saj.
Pasi kanë pritur rreth një ditë për ardhjen e të resë nga fshati Xhafzotaj, familjarët e kanë denoncuar rastin në polici.
Fill pas denoncimit e reja me inicialet Xh.H është rikthyer. E pyetur nga policia për arsyen e largimit të saj, e reja është shprehur se ishte arratisur me dëshirën e vet nga shtëpia.
Deklarata e të resë ka bërë që policia ta çojë dosjen në prokurori për të zbuluar shkaqet e vërteta në arratisjes së të resë, nëse është kryer për motive të dhunës në familje apo për arsye të tjera.