Peqin, zhduket prej 2 ditësh babai i 5 fëmijëve

Zhduket në rrethana misterioze babai i 5 fëmijëve në një fshat të Peqinit. Nexhip Tabaku 70 vjeç me banim në fshatin Karthnekë të Shezës është larguar pa asnjë adresë nga banesa. Sipas familjarëve ai ka dalë nga banesa rreth orës 04.00 të datës 08.01.2017. Ai i ka thënë bashkëshortes se po shkonte të ushqente bagëtitë. Por më pas nuk është kthyer më në banesë. Familjarët tregojnë se ai ka qenë i veshur me xhaketë kafe, pantallona të zeza, triko me kuadrate dhe këmishë blu. Familjarët kanë kryer kallëzim në komisariatin e policisë Peqin. Por si kërkimet e tyre private ashtu edhe të policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më tani. Askush nuk e ka parë të moshuarin që nga data 8 janar.

Artikulli paraprakVRAU POLICIN, DEL NË GJYQ DAVID QOSJA. EKSPERTIZA: ESHTË NORMAL. QOSJA NUK SHFAQ PENDESË PËR VRASJEN
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË DOMJE, TRENI MERR PËRPARA MAKINËN