Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit. Ky jaht iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi. Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetimi pas mungesës së kapitenit, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues.

Më përpara, pak ditë pas ngjarjes autoritetet malazeze u kanë dhënë informacion zyrtar autoriteteve shqiptare mbi itenerarin që Tavuz do të bënte me mjet, ku kishte deklaruar se në bord ndodhej i vetëm. Sipas burimeve, lëvizja e mjetit në afërsi të Shëngjinit nuk është diktuar nga radarët policor, çka dyshohet se vetë shtetasi turk mund të ketë fikur pajisjen sinjalizuese.

Autoritetet malazeze i kanë kthyer përgjigje zyrtare autoriteteve shqiptare, pas kërkesës që këta të fundit u bënë për intinerarin e jahtit luksoz në pronësi të biznesmenit turk e që u gjet disa milje afër Shëngjinit. Nëpërmjet letërporosisë, porti detar i Tivarit në Malin e Zi ka pohuar se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistruar i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 Shtator.

Ai ka lundruar në drejtim të ujërave neutrale dhe destinacioni ishte Korfuzi, ku është afruar 11 milje në portin e Shëngjinit. Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk. Ende nuk është zbardhur kjo ngjarje ndërsa ka dyshime se kapiteni që është zhdukur mund të ketë lidhje me pazare droge edhe pse kjo pistë nuk është konfirmuar ende.

Artikulli paraprakSHKODËR,CENSUSI I ZOGJVE,RRETH 45 MIJË SHPENDË DIMËROR
Artikulli tjetërINTEGRIMI NË BE, SORECA: BËNI MIRË DETYRAT E SHTËPISË