Zhdukja misterioze e të riut nga Durrësi, nëna denoncon pas gjashtë muajsh

Gjashtë muaj pasi ka humbur kontaktet me të birin, një nënë i është drejtuar policisë për ndihmë. 54-vjeçarja R.E., është paraqitur në komisariatin e policisë Durrës, për të denoncuar zhdukjen e djalit J.E,. 26 vjeç, njoftojnë sot burime nga policia. Gruaja ka thënë në polici se i biri në muajin qershor të vitit 2016, i është larguar nga shtëpia. Ajo ka thënë se djali herë pas here ikte në mënyrë klandestine nga mali drejt Greqisë për emigracion. Sipas saj, edhe në muajin qershor i biri ishte nisur për në Greqi, por që nga momenti që ka ikur nga shtëpia nuk ka pasur gjurmë prej tij. Gruaja pretendon se i biri mund të ndodhet në shtetin fqinj dhe për të mundësuar gjetjen e tij ka kërkuar ndihmën e policisë.

Artikulli paraprakSHPALLEN FITUESIT E ÇMIMEVE KULT ,PETRO ZHEJI, ÇMIM SPECIAL PËR SHQIPEN
Artikulli tjetërPRANGA 55-VJEÇARIT LA SHTATËZË FQINJËN E SËMURË MENDORE