Biznesmeni Eduart Belegu, që dikur ka qënë dhe ish-këshilltar i Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, zyrtarisht është shpallur i vdekur.

Kërkimet disa vjeçare të policisë dhe prokurorisë së Krimeve të Rënda për gjetjen e Belegut, zyrtarisht kanë dështuar, pasi në 11 mars 2019 gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të vdekur Eduart Belegun.

Vendimi ka ardhur pas kërkesë së bashkëshortes së Belegut, ku pas këtij vendimi i hapet rruga për ç’rregjistrimin e Belegut nga gjendja civile, dhe mandej nxjerja e trashëgimisë ligjore për pasuritë që gëzonte biznesmeni Belegu.

Si rrjedhojë kërkuesja Ilirjana dhe fëmijët e tij,Xh.B,E.B. dhe E.B. janë trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë,të personit të vdekur.

Kërkuesja provoi para gjykatës se ajo përveç faktit se është trashëgimtare ligjore në pronat e personit të zhdukur Eduart Belegu,është dhe bashkpronare në ½ pjesë të pronave të vëna gjatë martesës së bashku me burrin e saj Eduart Belegu.

Ajo ka të drejtë që të luaj rolin e administratorit të pasurise. Vetëm në qëndrën kombëtare të të biznesit në emër të Eduart Belegut janë rregjistruar dy biznese, si “Gerold” që është një kompani për shfrytëzimin e mineraleve dhe një kompani tjetër të quajtur “Re-Abel”.

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës në 22 mars 2010 Eduard Belegu ka humbur kontaktet në zonën e Laprakës, Prokuroria kryevi shumë hetime në ato kohë por nuk zbuloi asnjë gjurmë të Belegut

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHEN 3 BASHKËPUNËT E 16 VJEÇARIT SHQIPTAR I PLAGOSUR RËNDË GJATË NJË GRABITJE
Artikulli tjetërDËNOHET ME 4 VITE BURG DHE LIROHET ME KUSHT, KUNATI I ISH-ZYRTARIT TË POLICISË