Argjentina dështoi në botëror, jo vetëm në lojë por edhe në rezultate.
Ashtu si mendohej, por me pak vonesë, Jorge Sampaoli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Argjentinës pas Botërorit zhgënjyes në të cilin ekipi i tij u eliminua herët nga kampioni i ri i Botës, Franca.
“Federata ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin Jorge Sampaoli që të shfuqizojë kontratën e tij”, thuhet në komunikatën e Federatës së Argjentinës.