Kombëtarja do të nisë sot grumbullimin në kuadër të dy sfidave të para në grup, për Nations League, ato ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të cilat do të zhvillohen përkatësisht më 7 dhe 10 Shtator. Përpara se sa ekipi ynë kombëtar të zhvillojë këtë pasdite edhe seancën e parë stërvitore, përpara mediave është paraqitur edhe trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho
Në këtë konferencë trajneri i’u përgjigjet interesit të gazetarëve , sa i takon listës së lojtarëve të grumbulluar, ku në të ka mungesa të rëndësishme me lojtarë si Uzuni, Muçi apo Bare që nuk janë përzgjedhur nga tekniku për këto dy ndeshje, si dhe për prurjet e reja në ekipin kombëtar, të futbollistëve si Agim Zeka apo Sebastjan Spahiu.
Në fillim të konferencës Sylvinho i falënderoi të gjithë, për mbështetjen që i kanë dhënë, pas humbjes së nënës së tij pak ditë më parë.
Sa i takon Brojës, Sylvinho sqaron se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës, për shkak të problemeve në tendinë. Në këtë mënyrë ne kemi grumbulluar Uzunin, që pritet të vijë nesër, theksoi tekniku Sylvinho.
Mos grumbullimi i Ernest Mucit
Për Sylvinhon, Muçi është një lojtarë i rëndësishëm, ai ka qenë gjithmonë pjesë e skuadrës. Lidhur me mosgrumbullimin e tij këtë herë, ai tha se në këtë moment ai preferonte një lojtar mëngjërash, pasi për momentin vetëm Jasir Asani ka këtë cilës. Muçolli është i dëmtuar, ndaj kërkonim lojtarë me cilësi për të zëvendësuar Asanin. Në të ardhmen, sigurisht ai do të vijojë të jap kontributin për ekipin kombëtar.
Berisha lamtumire ekipit kombëtar?
Jo, ekipi kombëtar është një derë e hapur për të gjithë, por lojtari për momentin nuk është pjesë e asnjë klubi,për shkak se nuk ka një kontratë, ndaj ai nuk ka kryer stërvitje si futbollistët e tjerë, theksoi Sylvinho.
Rifreskim i grupit
Nations League është një kompeticion i rëndësishëm, që do të na ndihmoj edhe në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Ne duhet të përmirësohemi, nuk kemi kohë për të bërë eksperimente. Ne do të futemi në fushë, për të fituar çdo ndeshje. Eksperimente jo, por vlerësim ndeshje pas ndeshje, me qëllim për t’u përmirësuar po.