Këto janë provat gjenerale të shfaqjes “Zhurmat Përtej Skenës” që trupa e teatrit “Migjeni” do të sjellë për tre ditë me radhë, më 5,6 dhe 7 nëntor. Një vepër e autorit Michael Frayn me regjinë e Enke Fezollarit dhe aktorët e teatrit “Migjeni” do të sjellë të qeshura për publikun shprehet drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka dhe regjisori Fezollari.
Më përpara “Zhurmat Përtej Skenës” u shfaq në festivalin tradicional të komedisë “Mittrix” në Kosovë e cila ishte si një provë për aktorët.
Në shfaqjen “Zhurmat Përtej Skenës” interpretojnë aktorët Rita Gjeka, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Krist Lleshi, Merita Smala, Aleksandër Prenga, Rajmonda Marko, Fritz Selmani dhe Nikolin Ferkata ndërsa pritet që spektatori shkodran ta mirëpresë këtë shfaqje e cila është e njohur në gjithë botën.