Shqipëria do të marrë të gjitha vendimet e duhura në interesin e saj dhe për të ndihmuar proçesin e negociatave.
Jam i sigurtë që do të pajtohet me këtë vendim në të ardhmen. Kështu u shpreh ambasadori izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump, zyrtarizoi njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi ne kryeqendren e re. I ftuar në ‘Fax News’, Ambasadori Rodkin duke komentuar ndikimin e Turqisë mbi Tiranën për këtë çështje, tha se Shqipëria duhet të ketë parasysh interesat e saj, ndërsa shtoi se edhe Izraeli do vijojë negociatat me Ankaranë, pasi e konsideron një aktor të rëndësishëm. “Kryeministri im ka telefonuar ditën e djeshme të gjithë miqtë e tij që të zhvendosin ambasadat drejt kryeqytetit. Besoj se pala shqiptare do të marrë të gjithë vendimet e duhura në interesin e saj dhe për të ndihmuar procesin e negociatave. Jam i sigurt që do të pajtohet me këtë vendim në të ardhmen. Unë besoj se vendimi i Shqipërisë do të merret sipas interesave të saj dhe raportit që ne kemi patur në të shkuarën.
Turqia është një aktor i rëndësishëm në Evropë dhe ne do të vijojmë të negociojmë edhe me atë për këtë çështje”, deklaroi Rodkin. Pas SHBA-së, është Republika e Çekisë shteti i radhës që ka deklaruar njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, por ende nuk ka marrë një vendim për zhvendosjen e ambasadës në qytetin e shenjtë.