Familja mbretërore po përballet ditë pas dite me probleme të shumta, ku së fundmi David Linley djali i princeshës Margareth, motrës së mbretëreshës Elisabeth ka vendosur të ndahet nga bashkëshortja Serena, kontesha e Snowdon pas 25 vitesh martesë.
Sipas medias, shkaku sipas tyre ka qenë qëndrimi shumë kohë larg shtëpisë.Konti dhe kontesha i Snowdon kanë rënë dakord për sa i përket kushteve të ndarjes.
David është djali i motrës së mbretëreshës Elisabeth, Margareth, e cila ka vdekur në vitin 2002. Ai ka dy fëmijë dy fëmijë, Charles 20 vjeç Margarita, 17 vjeçe.
Gjithashtu princi Peter Philips, djali i princeshës Anne ka njoftuar divorcin e tij pas 12 vitesh martesë me princeshën Autumn.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat thuhej se vendimi u mor në mënyrë miqësore në interesin e të dy fëmijëve, Savannah, 9 vjeç, dhe Isla, 7 vjeçe.
Ai saktësoi se vendimi është dakordësuar me mbështetjen e plotë të dyve familjeve.
Peter Phillips ka hequr dorë nga oferta për titullin ”kont” për veten dhe për fëmijët e tij, por ai ende përfaqëson familjen mbretërore dhe ka marrëdhënie të afërta me gjyshen e tij mbretëreshën Elisabeth II.
Kujtojmë që princi Harry bashkë me Meghan dhe djalin Archie-n janë zhvendosur në Kanada, pas dorëheqjes nga detyrat e tyre mbretërore.