Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi lëvizjen e paprecedentë dhe pa bazë ligjore, duke zhbërë datën e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Bruksel.

Kreu i qeverisë do të udhëtojë sot drejt Brukselit, ku pritet të zhvillojë disa takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian. Vizita e Ramës vjen gjithashtu pas qëndrimit të BE kundër lëvizjet anulimit të zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta, vendim ky i mbështetur nga PD-LSI.

Ditën e djeshme, Brukseli është pozicionuar kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, pasi opozita sipas tyre dogji qëllimisht mandatet.

Artikulli paraprakVRITEN 100 PERSONA NË NJË FSHAT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 11 QERSHOR