Shqipëria është bërë pjesë e strategjisë për specializimin e smart, një qasje inovative që synon të nxisë rritjen ekonomike mes vendeve të Rajonit. Ky takim u zhvillua në mjediset e hotel “Colosseo” në Shkodër sëbashku me përfaqësues nga Mali i Zi të cilët po ashtu janë drejt hartimit të strategjisë për hartimin e specializimit të smart.
Drejtuesja për Shqipërisë Linda Pustina, njëkohësh këshilltare e zëvendëskryeministrit që organizoi këtë takim thotë se kjo strategji si pjesë e integrimit në BE zbatohet për herë të parë në vendin tonë dhe ka për qëllim të jetë e katërfishtë duke përfshirë qeverisjen vendore, lokale, biznesin dhe akademinë.
Specializimi i Smart thotë Pustina përfshin disa fusha të ndryshme mes vendeve të Rajonit duke kërkuar që të identifikojë dhe zhvillojë avantazhet konkuruese në treg.
Përmes strategjisë të specializimit të smart synohet që mes shteteve të Rajonit ku bën pjesë edhe Shqipëria të krijohen më shumë vende pune dhe një jetë më e mirë përmes qasjes inovative dhe asaj që quhet një rritje e zgjuar, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse duke u bazuar në inovacion dhe teknologji.