“Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë familjare në veri të Shqipërisë”
është titulli i projektit të financuar nga Agjensia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatohet nga Shoqatat Italiane RTM dhe COSPE, ne partneritet me Qendrën e Gruas “Hapa te Lehte” dhe PfD- Partner per Zhvillim. Ky projekt mbështet zhvillimin socio-ekonomik të qëndrueshëm të komuniteteve rurale të disavantazhuara në Veri të Shqipërisë dhe synon te promovoje zhvillimin e bujqësisë familjare të Bashkive: Vau Dejes, Fushe Arrez, Puke e Lezhe (Blinisht, Dajç, Kallmet e Balldre).
Nga ky projekt do te përfitojnë:
– 80 ndërmarrje bujqësore familjare aktive në sektorin e deleve dhe dhive në zonat malore dhe 20 ndërmarrje bujqësore familjare aktive në sektorin e bujqësie organike dhe në turizmin rural
– 40 ndërmarrje bujqësore familjare aktive në sektorin e deleve dhe dhive në zonat malore dhe 10 ndërmarrje bujqësore familjare aktive në sektorin e fruta-perimeve dhe në turizmin rural
– 10 agjensi veterinare dhe 25 teknike bujqesorë të cilët veprojnë në zonat ku shtrihet projekti do të përfitojnë nga aktivitetet trajnuese.
– 40 gra të cilat jetojnë në zonat rurale, të cilat i interesojnë projektit do të përfshihen në aktivitete të orientuara në përforcimin e rolit të gruas në sipermarrjet rurale.
– Shkolla profesionale “Ndre Mjeda” Bushat do te perfitoje sistemin e fushes didaktike jashte shkolls per zhvillimin e praktikes per nxenesit e saj, si dhe kompletimin e Laboratorit te Ruajtjes se farave prane kesaj shkolle.