Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për Ekonominë janë fokusuar tek sektori i bujqësisë dhe mbështetja e fermerëve. Rama tha se para 8 vitesh raporti Import-Eksport ishte 7 me 1, ndërsa sot është 3 me 1. Rama tha se falë investimeve dhe mbështetjes së fermerëve gjysma e produkteve që importoheshin më parë sot prodhohen në vend.
“Edhe në sektorin e Bujqësisë vlen i njëjti parim nëse e shohim me sytë e së ardhmen nuk jemi aty ku duam, nëse e shohim me sytë e të shkuarës ndryshimi është si nata me ditën. Situata sot e cila si në bujqësi dhe në çdo sektor ka shumë për të përmirësuar, është një arsye e fortë për të vazhduar për të shuara para dhe për të mos bërë pas.
Nuk ka kohë për pushim dhe as për të ndryshuar rrugë, kjo është rruga e drejtë dhe shifrat e faktet flasin. E vetmja formulë për t’i bërë gjërat të ndryshojnë vijimësisht dhe për ta bërë të prekshëm për të gjithë është puna këmbëngulëse me besim dhe me durim në rrugën e përcaktuar dhe konfirmuar nga rezultatet e deritanishme.
Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, ishte një raporti 7 me 1, sot është 3 me 1, eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me atë që prodhohet në vend. Kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend dhe kemi rritje të ekspertëve si asnjëherë më parë.
Toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 8 vite më parë, që nga mbështetje më vaditjen dhe investimet te puna. Qeveria garanton që njerëzit që punojnë tokën mbështetja është e shtrirë nga A tek ZH, me mbështetja falas për fermerë me atë që
ata deri dje paguanin për taksën e qarkullimit dhe për taksën e mjedisit dhe akcizën brenda çmimit të naftës, mbështetja është e strukturuar në të gjithë nivelin e vet”, tha Rama.