Asetet historike dhe kulturore në Lezhë duhet të administrohen nga pushteti vendor, për ti dhënë më teper zhvillim turizmit.Kërkesa është është prezantuar nga Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu i cili i kërkon qeverisë shqiptare ndërhyrje ligjore për të realizuar diçka të tillë.Në këtë mënyre mund të aplikohet për projekte dhe përfituar fonde për zhvillimin e objekteve të trashegimisë kulturore thotë Ndreu.

Aktualisht Bashkia Lezhë administron vetem memorialin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili rezulton ndër asetet më të kërkuara, ku përgjatë vitit 2024 u vizitua nga rreth 24 mijë e 500 përsona. Ndërsa objektet e tjera të trashegimisë kulturore përfshire dhe kalanë mesjetare të qytetit, janë shumë pak të vizituara, pasi ka munguar vemendja për ti mirëmbajtur dhe promovuar.

Artikulli paraprakBERISHA: TAKSA NË SEGMENTIN THUMANË – KASHAR, ANTI-LIGJORE. SHQIPTARËT TË NGRIHEN, TENDERAT E FIRMOSUR NË FUNDVIT DO ZHBËHEN
Artikulli tjetërPENSIONISTËT KËRKOJNË RRITJE PENSIONI