Këtë të shtunë në sallën e konferencave në Hotel Colosseo është zhvilluar Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.
Në këtë Asamble, me të drejtë vote ishin 13 klube të vendit që votuan për dy kandidatët për në postin e presidentit të kësaj federatetë cilët ishin presidenti aktual, shkodrani Leonard Lulaj i cili kandidonte për mandatin e rradhës si dhe Skerdjan Vila.
Pasi u zhvillua edhe votimi me 11 vota pro dhe një kundër është rizgjedhur sërish presidenti aktual edhe për katër vitet e ardhshme. ai në fjalimin e tij pasi i falenderoi
të gjithë u shpreh se ka për qellim që gjimnastikën shqiptare ta çojë më përpara.
Gjatë kësaj asambleje u zhvillua edhe votimi sa i përket Komitetit Drejtues të kësaj Federate. Ku në listën e garuesve për këtë Komitet ishin 11 emra ku u zgjodhën 6 prej tyre të cilët sëbashku me presidentin e rizgjedhur do të drejtojnë këtë federatë për katër vitet e ardhshme.