Festivali i Improvizimit në Piano, në drejtimin artistik të pianistit dhe kompozitorit Robert Bisha solli në teatrin “Migjeni” në Shkodër pianistin Vincenzo Furio.

Organizatori i këtij aktiviteti kulturor unik në Ballkan, Robert Bisha thotë se “Ritual Piano Improvisation” si mesazh ka që të zhvillojmë më shumë artin e dëgjesës. Sipas kompozitorit Bisha, Shkodra duhet që të guxojë më shumë nëse do të mbajë emrin Djepi i Artit…..

RADOJA: KEQARDHJE QË SHKODRA S’KA BUSTE PËR MUZIKANTËT
Në këtë natë të parë të festivalit të improvizimit në piano ishte i pranishëm muzikanti i njohur, pianisti Robert Radoja i cili ndjen keqardhje që në Shkodër nuk ka një bust për 6 emrat e mëdhenj që zhvilluan muzikën shqiptare dhe po ashtu nuk ndjehet mirë që në një festival të tillë mungon publiku në sallë…

Në natën e dytë të festivalit të improvizimit në piano në teatrin “Migjeni” do të jetë pianisti Kaja Draksler për të sjellë improvizimin në 360 gradë që është bëthama e çdo kompozimi që nga kohët e lashta deri në repertorin kontemporan.

Artikulli paraprakEKSPOZITË ME PIKTURAT E TË NDJERIT BESIM TULA
Artikulli tjetërSHKODËR, TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË GOLEM, PLAGOSET 29-VJEÇARI